Një tjetër shqiptar Vritet në Siri
Një i ri shqiptar nga Shkupi raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup. Në fillim të vitit 2014, E.Iseni vetëm 19-vjeç iu bashkangjit luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij. Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë. Të indoktrinuar dhe të mashtruar nga imamët vehabistë dhe selefistë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, nën neglizhencën e qeverive të këtyre shteteve dhe në kuadër të planit madhor amerikan-izraelit-arab-turk-perëndimor për të rrëzuar qeverinë legjitime të Sirisë, qindra të rinj shqiptarë shkuan në Siri ku u vranë ose nga forcat qeveritare siriane, ose nga grupet terroriste. Shumë prej tyre morën me vete edhe gratë dhe fëmijët, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit.