Raporti i KE-së: Serbia nuk ka përparuar në fushat kyçe
(last modified Thu, 15 Nov 2018 18:58:24 GMT )
Nëntor 15, 2018 19:58 Europe/Tirane
  • Raporti i KE-së: Serbia nuk ka përparuar në fushat kyçe

Komisioni Evropian u dorëzoi shteteve anëtare raportin për përparimin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky është një dokument i brendshëm, i cili shërben për shkëmbim të mendimeve midis vendeve anëtare. Dokumenti konstaton se mungojnë rezultate të prekshme në fushat kyçe, si: reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias. Ky raport po ashtu vë në dukje se zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Hetimin dhe Prokurimin e Krimeve të Luftës “është shumë i ngadalshëm”. Raporti ka gjetur se Serbia ka bërë disa përparime në fushat, si: reforma institucionale, të drejtat e pakicave kombëtare, shpëlarja e parave dhe çështja e azilit. Përparimi në kapitujt 23 dhe 24 si dhe qasja konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, janë vendimtare për Serbinë, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së të autorizojnë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave. Serbia pret të hapë kapituj të rinj në muajin dhjetor.

 

Tags