A po kërkon Irani të shkatërrojë hebrenjtë? Cila është zgjidhja e Iranit për izraelitët? 6 pika të rëndësishme
(last modified Mon, 07 Oct 2024 17:05:52 GMT )
Tetor 07, 2024 19:05 Europe/Tirane
  • A po kërkon Irani të shkatërrojë hebrenjtë? Cila është zgjidhja e Iranit për izraelitët? 6 pika të rëndësishme
    A po kërkon Irani të shkatërrojë hebrenjtë? Cila është zgjidhja e Iranit për izraelitët? 6 pika të rëndësishme

ParsToday- Qasja e Iranit ndaj çështjes së Palestinës ka qenë gjithmonë refuzimi i dhunës dhe vrasjes së njerëzve të pafajshëm.

Në përgjigje të pyetjes nëse Irani po kërkon të shkatërrojë hebrenjtë dhe sionistët apo esencialisht cila është zgjidhja e Iranit për izraelitët, duhet ditur disa gjëra të thjeshta për të mos u kapur nga propaganda që formon pyetjen. Në këtë artikull nga ParsToday, jepet një vështrim mbi këto pika themelore:

  1. Dallimi midis hebraizmit dhe sionizmit

Hebraizmi si një fe me rrënjë mijëra vjeçare, ka qenë gjithmonë e respektuar në mendimin kombëtar dhe fetar të iranianëve. Irani ka qenë një strehë për hebrenjtë gjatë gjithë historisë, që nga koha e Kirit të Madh, i cili i çliroi hebrenjtë nga robëria babilonase, e deri më tani, kur komuniteti hebre në Iran vazhdon të jetojë dhe praktikojë ritualet e tij dhe ka një përfaqësues në Parlamentin Islamik të Iranit. Por sionizmi, si një ideologji politike moderne e bazuar në krijimin e një shteti hebre në Palestinë, ka një natyrë krejtësisht të ndryshme nga këndvështrimi i Iranit. Kritika e Iranit ndaj sionizmit nuk është për shkak të urrejtjes ndaj hebrenjve, por për shkak të pushtimit dhe shtypjes së të drejtave të popullit të Palestinës. Natyrisht, duke qenë se Irani nuk kërkon të shkatërrojë dhe vrasë hebrenjtë, Irani gjithashtu nuk ka asgjë me sionizmin si një ideologji e rrezikshme për sa kohë sionizmi nuk krijon dhunë dhe shtypje, megjithëse e Irani e konsideron si detyrë të tij të informojë botën për një ideologji të tillë raciste që krijon dhunë, shtypje dhe shfrytëzimin e të tjerëve.

Pamje historike nga futja e hebrenjve të Evropës me anije në Palestinë, viti 1947

 

Pamje nga djegia e flamurit të regjimit fals izraelit nga vetë hebrenjtë anti-sionizëm

 

  1. Pranimi i hebrenjve si pjesë e strukturës historike dhe kulturore të rajonit

Irani ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka asnjë problem me hebrenjtë si popull apo fe. Në fakt, kjo qasje humanitare bazohet në parimin e Iranit se të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga raca dhe feja, kanë të drejta themelore. Nga ky këndvështrim, Irani i konsideron hebrenjtë si pjesë të historisë dhe kulturës së botës dhe të rajonit dhe jo si armiq të tij.

Pamje nga një tubim i hebrenjve në Iran

 

Pamje nga ritualet fetare të hebrenjve në Iran

 

  1. Zgjidhja e Iranit: kthimi i hebrenjve emigrantë dhe zhvillimi i referendumit të palestinezëve

Ideja kryesore e Iranit për zgjidhjen e krizës së Palestinës bazohet në dy baza racionale dhe demokratike: së pari, shpërbërja e shtetit të rrem izraelit dhe kthimi i hebrenjve emigrantë që kanë emigruar nga Evropa, Amerika dhe vende të tjera, në po ato vendlindjet e tyre nga të cilat ata kanë ardhur në Palestinë që nga viti 1917. Ky propozim bazohet në një rregull që respekton konceptin e "të drejtës së kthimit" për të gjitha kombet, pra kthimin e një gjermani të fesë hebraike në Gjermani dhe kthimin e një hungarezi të fesë hebraike në vendin e tij, Hungari, dhe kështu me radhë. Së dyti, mbajtja e një referendumi të lirë të banorëve origjinalë dhe autokton të Palestinës - domethënë të gjithë atyre që kanë jetuar në territorin e Palestinës para pushtimit dhe tani janë ose në Palestinë ose janë shpërngulur me dhunë nga shtëpitë e tyre për shkak të shtypjes së regjimit sionist, pavarësisht nga feja dhe përkatësia e tyre etnike - në mënyrë që vetë popullata origjinale dhe autoktone e Palestinës të jetë në gjendje të vendosë vetë për fatin e vendit të vet. Në natyrën e tij, ky propozim është njëkohësisht demokratik dhe i orientuar drejt drejtësisë.

Pamje nga arrestimi i grave palestineze nga forcat ushtarake sioniste

 

  1. Theksimi në të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë botërore

Irani i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe drejtësisë botërore. Politikat e Iranit ndaj çështjes së Palestinës bazohen në parime që theksohen edhe në ligjet dhe konventat ndërkombëtare: e drejta e kombeve për të përcaktuar fatin e tyre. Kjo do të thotë të kundërshtosh pushtimin dhe shkeljen e të drejtave të të tjerëve. Duke theksuar parimin e drejtësisë, Irani beson se hebrenjtë dhe palestinezët, si dy popuj historikë, duhet të jetojnë brenda kornizës së ligjeve ndërkombëtar dhe drejtësisë globale.

 

  1. Mohimi i dhunës dhe theksimi mbi zgjidhjet humanitare

Qasja e Iranit ndaj çështjes së Palestinës ka qenë gjithmonë mohimi dhe kundërshtimi i dhunës dhe vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Irani ka deklaruar vazhdimisht se zgjidhja e kësaj krize nuk arrihet me luftë dhe gjakderdhje, por me dialog dhe procese demokratike. Propozimi i Iranit për të mbajtur një referendum në Palestinë tregon qartë këtë qasje: theksimi i mënyrave paqësore dhe njerëzve për zgjidhjen e konfliktit.

Pamje nga ndërtesat e shkatërruara gjatë bombardimeve në Gaza nga regjimi pushtues izraelit

 

  1. Theksimi mbi refuzimin e kolonializmit

Irani dhe Boshti i Rezistencës po luftojnë kundër Izraelit sepse sionizmi, si një projekt kolonialist i fuqive perëndimore, përmes pushtimit të Palestinës dhe krijimit të Izraelit, ka kryer agresion pushtues kundër rajonit të Azisë Perëndimore. Ky agresion jo vetëm që dëmtoi të drejtat dhe tokën e palestinezëve, por është pjesë e një plani afatgjatë të Izraelit, sipas pretendimit të tyre, për të zgjeruar ndikimin e tij dhe për të pushtuar territore të vendeve të tjera të rajonit. Politikat dhe kërcënimet ekspansioniste të Izraelit ndaj vendeve fqinje kanë rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e Azisë Perëndimore dhe e kanë bërë të domosdoshme rezistencën kundër këtij agresioni.

Së fundi, Irani, me një qasje njerëzore, e sheh zgjidhjen e krizës së Palestinës në kthimin e hebrenjve emigrantë në vendlindjet e tyre nga kanë ardhur dhe mbajtjen e një referendumi të banorëve origjinalë dhe autoktonë të Palestinës; një zgjidhje kjo e cila ka rrënjë jo vetëm në planin politik, por edhe në atë moral dhe filozofik dhe në respektimin e parimeve të drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, por sigurisht që nëse dikush përdor armë dhe dhunë në vend të dialogut dhe përdorimit të rregullave njerëzore dhe qytetëruese, me padyshim se do të marrë përgjigje përkatëse.

 

Tags