Ambasadori iranian në Bosnje thekson paqen e qëndrueshme në këtë vend
(last modified Thu, 06 Dec 2018 08:07:50 GMT )
Dhjetor 06, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian në Bosnje thekson paqen e qëndrueshme në këtë vend

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnje në takim me komandantin e forcave ushtarake të BE në këtë vend theksoi se Irani dëshiron bashkëjetesë paqësore mes të gjitha etnive në Bosnje.

Mahmud Hejdari, në takim me Martin Dorfer shtoi: Republika Islamike e Iranit që në vigjilje të pavarësisë së Bosnjës ka qëndruar pranë popullit boshnjak dhe ka mbështetur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të këtij vendi. Ai shpresoi që kushtet e sigurisë në Bosnjë të ngrihen në nivel aq të lartë që forcat boshnjake në formë të pavarur të kenë mundësi të garantojnë sigurinë e vendit të tyre dhe të eliminojnë çdo lloj kërcënimi. Nga ana e tij Martin Dorfer komandant i forcave ushtarake të BE në Bosnje, tha se forcat UFOR janë garantues të paqes dhe sigurisë në këtë vend. Lufta në Bosnje përfundoi me ndërhyrjen e OKB dhe me vendosjen e forcave ruajtëse të paqes në vitin 1995. Siguria e këtij vendi nga viti 2004 i është dorëzuar BE-së.

Tags