Bisedë telefonike e Zarif me ministrat e jashtëm të Hollandës dhe Austrisë
(last modified Fri, 02 Oct 2020 06:57:02 GMT )
Tetor 02, 2020 08:57 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Zarif me ministrat e jashtëm të Hollandës dhe Austrisë

Ministri i Jashtëm iranian foli me telefon me homologët e tij nga Hollanda dhe Austria për zhvillimet e fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore, marrëdhëniet dypalëshe, çështjet konsullore, konfrontimin me Korona, si dhe zhvillimet në Nagorni Karabak.

Sipas IRNA; Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në një bisedë të veçantë telefonike me Ministrat e Jashtëm të Hollandës dhe Austrisë, Stephen Block dhe Alexander Schallenberg, diskutuan çështje në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushën e çështjeve konsullore, fusha e konfrontimit me Korona, zhvillimet e fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore, si dhe situatën në rajon. Zhvillimet në Karabak dhe shprehja e shqetësimit për situatën ishin tema të tjera diskutimi midis Zarif dhe homologut të tij austriak. Përplasjet ushtarake midis Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit filluan të Dielën më 27 Shtator. Përleshjet kufitare midis Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit kanë lënë me dhjetëra të vrarë dhe të plagosur dhe të dy vendet fajësuan njëri-tjetrin për fillimin e konfliktit. Mosmarrëveshja e të dy vendeve rreth rajonit të Nagorni-Karabak filloi në 1988 dhe u kthye në një konflikt ushtarak që nga viti 1991.

Tags