Ministri i jashtëm i Iranit takohet me emirin e ri të Kuvajtit
(last modified Sun, 04 Oct 2020 11:42:07 GMT )
Tetor 04, 2020 13:42 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit takohet me emirin e ri të Kuvajtit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Kuvajt, është takuar dhe ka biseduar me emirin e ri të Kuvajtit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, i cili si përfaqësues i presidentit iranian Hasan Ruhani, ka shkuar në Kuvajt për t'i shprehur ngushëllim qeverisë dhe popullit të Kuvajtit me rastin e vdekjes së Sheik Sabah Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah, emirit të Kuvajtit, ka zhvilluar një takim dhe është takuar me Sheik Navaf Al-Ahmed Al-Xhabir Al-Sabah, emirin e ri të Kuvajtit si dhe me Ahmed Naser Al-Muhamed Al-Sabah, ministrin e punëve të jashtme të Kuvajtit.

Zarif gjatë këtij takimi pasi ka përcjell ngushëllimet e presidentit të Republikës Islamike të Iranit për autoritetet e Kuvajtit, ka uruar zgjedhjen e emirit të ri të Kuvajtit dhe ka deklaruar mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj Kuvajtit.

Sheik Sabah Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, ka vdekur ditën e martë në moshën 91 vjeçare. Emiri i Kuvajtit që nga muaji qershor ka qenë i shtrirë në një spital të Amerikës.

Qeveria e Kuvajtit pas vdekjes së Sheik Sabah Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah, me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se Sheik Navaf Al-Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah i cili më parë ishte edhe princi i kurorës së Kuvajtit, është emëruar emiri i ri i Kuvajtit.

Tags