Lavrov dhe Zarif kërkojnë zgjidhjen politike të konfliktit të Nagorni-Karabak
(last modified Wed, 07 Oct 2020 08:55:44 GMT )
Tetor 07, 2020 10:55 Europe/Tirane
  • Lavrov dhe Zarif kërkojnë zgjidhjen politike të konfliktit të Nagorni-Karabak

Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë Muhamed Xhavad Zarif dhe Sergei Lavrov, të martën në mbrëmje në një bisedë telefonike për herë të dytë brenda një jave, theksuan nevojën për të zgjidhur konfliktin e Nagorni-Karabak duke përdorur mjete politike.

Sipas IRNA, Ministria e Jashtme Ruse tha se Zarif dhe Lavrov shprehën shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e paparë të tensioneve midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe kërkuan një zgjidhje të konfliktit të Nagorni-Karabak përmes mjeteve politike. Ministrat e Jashtëm iranianë dhe rusë gjithashtu shprehën shqetësim në lidhje me praninë e milicive nga Libia dhe Siria në rajonin Nagorni-Karabak. Zarif dhe Lavrov të Premten e kaluar zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan në lidhje me zhvillimet e fundit në rajonin e diskutuar Nagorni Karabak. Përleshjet midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorni-Karabak rinisën të Dielën në mëngjes e javës së kaluar, duke vrarë një numër njerëzish.

Tags