Zarif: Irani dhe Kina zhvilluan bisedime të frytshme mbi partneritetin strategjik
(last modified Sat, 10 Oct 2020 17:59:14 GMT )
Tetor 10, 2020 19:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani dhe Kina zhvilluan bisedime të frytshme mbi partneritetin strategjik

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka përshëndetur bisedimet "e frytshme" me homologun e tij kinez mbi partneritetin strategjik të të dy vendeve, duke thënë se të dy palët kundërshtojnë unilateralizmin e SHBA.

Zarif, duke kryesuar një delegacion të rangut të lartë, arriti në Kinë të Shtunën për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij kinez, Wang Yi. "Bisedime të frytshme në Tengchong-un e bukur me mikun tim Wang Yi mbi Partneritetin Strategjik Gjithëpërfshirës Iran-Kinë", tha të Shtunën diplomati i lartë iranian në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Ai shtoi se Irani dhe Kina kundërshtojnë politikat e njëanshme të Shteteve të Bashkuara mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe përpjekjet e Amerikës për të krijuar një "botë unipolare". Zarif gjithashtu shpjegoi se ai dhe homologu i tij kinez kanë rënë dakord për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë një udhërrëfyes 25-vjeçar për partneritet strategjik, bashkëpunim rajonal, ruajtjen e marrëveshjes së rëndësishme bërthamore të vitit 2015 dhe bashkëpunim për zhvillimin e një vaksine për të luftuar pandeminë vdekjeprurëse të koronavirusit. Irani dhe Kina po punojnë për të finalizuar Partneritetin Gjithëpërfshirës Strategjik 25-vjeçar Kino-Iranian, i cili u njoftua në një deklaratë të përbashkët në vitin 2016 gjatë një vizite të Presidentit Kinez Xi Jinping në Teheran.

 

Tags