Abdullah Abdullah arrin në Teheran
(last modified Sun, 18 Oct 2020 12:52:29 GMT )
Tetor 18, 2020 14:52 Europe/Tirane
  • Abdullah Abdullah arrin në Teheran

Kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të Afganistanit ka arritur në Teheran për një vizitë zyrtare kut do të takohet me autoritete të larta të Iranit.

Agjencia lajmeve IRNA njoftoi se Abdullah Abdullah, kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të Afganistanit, sot (të dielën) ka arritur për një vizitë zyrtare në Teheran gjatë të cilët do të takohet me autoritetet e larta të Republikës Islamike të Iranit dhe do të bisedojë në lidhje me rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, paqen dhe stabilitetin në Afganistan.

Abdullah Abdullah gjatë vizitës në Teheran shoqërohet nga disa funksionarë të qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe deputetëve të Parlamentit të Afganistanit.  

Kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të Afganistanit para vizitës në Teheran, ka zhvilluar vizita edhe në Pakistan dhe Indi në kuadër të përpjekjeve për krijimin e një konsensusi rajonal për mbështetjen e procesit të paqes në Afganistan në mënyrë që bisedimet me grupin Taleban në Doha të Katarit t'i japin fund një herë e përgjithmonë luftës në këtë vend.

Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka pasur marrëdhënie të gjera me Afganistanit në sektorë të ndryshëm dhe duke mbështetur qeverinë e këtij vendi, ka mbështetur në të gjitha aspektet edhe procesin e paqes që po ndiqet nga qeveria dhe populli i Afganistanit.

Tags