Zarif jep rekomandim për Shtetet e Bashkuara: Hiqni qafe zakonin e sanksioneve
(last modified Tue, 27 Oct 2020 07:23:18 GMT )
Tetor 27, 2020 08:23 Europe/Tirane
  • Zarif jep rekomandim për Shtetet e Bashkuara: Hiqni qafe zakonin e sanksioneve

Në një mesazh, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif këshilloi Shtetet e Bashkuara të heqin qafe zakonin e sanksioneve.

Sipas agjencisë IRNA; Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në përgjigje të sanksioneve të reja të Uashingtonit kundër Iranit shkroi në Twitter, duke thënë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert O'Brien kishte pranuar se Shtetet e Bashkuara kishin përdorur mbi aftësinë e tyre të sanksioneve për t'i shkaktuar më shumë dhimbje popullit iranian. "Është koha që Shtetet e Bashkuara të pranojnë se janë një vend i varur nga sanksionet dhe se ajo duhet të shpëtojë nga ky zakon"," tha Zarif. Sa më shumë luftë ekonomike kundër Iranit, aq më pak ndikim do të kenë Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Thesarit i SHBA të hënën në mbrëmje vendosi Ministrinë iraniane të Naftës, filialet e saj, Bizhan Namdar Zanganeh, Ministrin e Naftës dhe disa individë të tjerë të lidhur me Ministrinë Iraniane të Naftës në listën e saj të sanksioneve, e cila është bërë një mjet i propagandës zgjedhore. Pas tërheqjes së paligjshme nga marrëveshja bërthamore (8 maj 2018), Amerika ka filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin.

Tags