Ministrja e jashtme e Belgjikës dënon vrasjen e shkencëtarit iranian
(last modified Wed, 02 Dec 2020 13:20:13 GMT )
Dhjetor 02, 2020 14:20 Europe/Tirane
  • Ministrja e jashtme e Belgjikës dënon vrasjen e shkencëtarit iranian

Ministrja e punëve të jashtme të Belgjikës gjatë një bisede telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Iranit, ka dënuar atentatin terrorist ndaj Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të energjisë atomike të Iranit.

Agjencia e lajmeve njoftoi se Sophie Wilmes, zv/kryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme të Belgjikës, ditën e mërkurë në një bisedë telefonike me Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka dënuar atentatin terrorist ndaj shkencëtarit të martirizuar Mohsen Fakhrizade.

Gjatë kësaj bisede, të dy palët kanë biseduar edhe në lidhje me çështje të ndryshme konsullore mes të dy vendeve.

Tags