Gjeneral Salami: Armiqtë të presin reagimin e Republikës Islamike të Iranit
(last modified Tue, 08 Dec 2020 12:02:17 GMT )
Dhjetor 08, 2020 13:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Armiqtë të presin reagimin e Republikës Islamike të Iranit

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se armiqtë duhet të presin reagimet e Republikës Islamike të Iranit në kundërpërgjigje ndaj atentatit terrorist të shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e martë në ceremoninë e memorialë për dëshmor Mohsen Fakhrizade që u zhvillua në shtabin e përgjithshëm të kësaj force në Teheran, the: “Armiqtë e përbetuar të Iranit Islamik duhet ta dinë se martirizimi i është dritë e rrugës dhe rrugën të cilën e hapin martirët, nuk do të ndalet kurrë. Çdo pikë në të cilën përqendrohet armiku, ajo është pika e fortë dhe që frikëson armikun dhe kryerja e veprimeve kriminale si atentatet dhe sulmet terroriste nga ana e tyre, do të thotë duhet të edukohen më shumë njerëz dhe shkencëtarë të tillë si Mohsin Fakhrizade”.

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke theksuar se rruga e dëshmorit Fakhrizade do të vazhdojë me vullnet dhe vendosmëri më të madhe nga nxënësit dhe studentët e tij, shtoi: “Terrori dhe veprimet qyqare të armiqve nuk sjellin kurrfarë rezultate të tjera, përveçse shtojnë dinamizmin e Revolucionit Islamik të Iranit”.  

Tags