Zarif: Askush nuk mund të flasë në lidhje me Azerbajxhanin e Iranit
(last modified Fri, 11 Dec 2020 12:32:10 GMT )
Dhjetor 11, 2020 13:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Askush nuk mund të flasë në lidhje me Azerbajxhanin e Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit të Turqisë në Baku, ka shkruar: “Askush nuk mund të flasë në lidhje me Azerbajxhanin e Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Turqisë dhe në një mesazh në Twitter ka shkruar: “Nuk i kanë thënë Erdoganit, poezinë të cilën e ka recituar në mënyrë të gabuar në Baku ka të bëjë me ndarjen e hidhëruar të rajoneve veriore të Aresit nga vendi amë i Iranit!?”

Zarif në këtë mesazh në Twitter duke shtruar këtë pyetje se Erdogan a nuk e dinte se po flet kundër sovranitetit të Republikës së Azerbajxhanit?, ka shtuar: “Askush nuk mund të flasë në lidhje me Azerbajxhanin tonë të dashur”.

Vlen të theksohet se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ditën e enjte në ceremoninë e paradës së forcave ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit në Baku, ka recituar një varg poezie në prani të Ilham Aliev, presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, varg poezie që kishte përmbajtje separatiste në lidhje me lumin Ares në kufirin e Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit.

Tags