Zarif do të vizitojë Irakun dhe Katarin
(last modified Sat, 24 Apr 2021 18:56:33 GMT )
Prill 24, 2021 20:56 Europe/Tirane
  • Zarif do të vizitojë Irakun dhe Katarin

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif do të vizitojë Irakun dhe Katarin për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë të të dy vendeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Said Khatibzadeh tha të shtunën se diplomati i lartë iranian do të fillojë udhëtimin e tij në dy vendet arabe në krye të një delegacioni të Dielën. Ai shtoi se vizitat e Zarif në Bagdad dhe Doha do të zhvilloheshin "në kuadrin e zhvillimit të lidhjeve dypalëshe dhe bisedimeve rajonale dhe jashtë-rajonale". Ai shtoi se zgjerimi i marrëdhënieve me shtetet fqinje, përfshirë Irakun, i cili ka të përbashkëta të shumta me Iranin, ka qenë gjithmonë një përparësi për Republikën Islamike. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi se çështjet rajonale, përfshirë krizën e vazhdueshme në Jemen, duhet të zgjidhen përmes diplomacisë dhe negociatave, duke paralajmëruar kundër pranisë "së rrezikshme" të regjimit izraelit në rajon. Khatibzadeh theksoi rëndësinë e përdorimit të kapaciteteve të bashkëpunimit Teheran-Doha për të përmirësuar më tej lidhjet në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorët e tregtisë dhe ekonomisë.

 

Tags