Grupet palestineze vlerësojnë Liderin Suprem të Revolucionit Islamik
(last modified Tue, 18 May 2021 07:24:27 GMT )
May 18, 2021 09:24 Europe/Tirane
  • Grupet palestineze vlerësojnë Liderin Suprem të Revolucionit Islamik

Një numër i grupeve dhe rrymave të rezistencës palestineze i dërguan letra të veçanta Ajetollah Khamenei duke falënderuar Liderin Suprem të Revolucionit Islamik për pozicionin e tij në Ditën e Kodsit.

Sipas Zyrës për Ruajtjen dhe Publikimin e Punëve të Ajetollah Khamenei, pesë grupet e rezistencës Palestineze në këto letra, falënderuan dhe rivlerësuan pozicionet e Republikës Islamike të Iranit dhe Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në mbështetjen e rezistencës së popullit palestinez dhe mosnjohjen e regjimit sionist, si dhe vazhdimin e  rrugës së rezistencës deri në çlirimin e Kodsit të Shenjtë, e cila u theksa në deklaratën e Liderit Suprem të Revolucionit në Ditën e Kodsit të këtij viti. Ata këtë deklaratë të liderit e kanë quajtur udhërrëfyes për çlirimin e Palestinës. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (Komanda e Përgjithshme dhe Byroja Politike), Lëvizja e Intifadës Fatah, Fronti Popullor Palestinez dhe Koalicioni i Forcave Palestineze në këto letra, theksuan rolin e Republikës Islamike të Iranit si boshti i unitetit dhe rezistencës midis vendeve islamike dhe shtuan se Kasem Sulejmani ka dhënë një kontribut shumë të çmuar për mbajtjen gjallë të çështjes palestineze. Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv të transmetuar në gjuhën  perse dhe arabisht në Ditën e Kodsit, iu referua rritjes sasiore dhe cilësore të forcave të rezistencës dhe ndryshimit të ekuilibrit të pushtetit në territoret e okupuara, të cilin e konsideron në anë të interesit të botës islamike. Ai gjithashtu tha se regjimi sionist po bie dhe se logjika e rezistencës ndaj këtij regjimi pushtues duhet të vazhdojë derisa të mbahet një referendum me të gjithë palestinezët brenda dhe jashtë Palestinës për të përcaktuar sistemin e ardhshëm politik të Palestinës.