Intervistë mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Gjermanisë
(last modified Tue, 09 Nov 2021 07:00:51 GMT )
Nëntor 09, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Intervistë mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Gjermanisë

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Gjermanisë, Hossein Amir-Abdullahian dhe Haiko Mass folën në telefon të hënën për marrëveshjen dhe heqjen e sanksioneve të ashpra kundër Republikës Islamike.

Sipas IRNA, Ministria e Jashtme gjermane ka njoftuar në llogarinë e saj në Twitter se biseda telefonike është bërë nga ministri i Jashtëm gjerman dhe se çështja e rifillimit të bisedimeve të Vjenës në fund të nëntorit ishte në qendër të bisedimeve mes dy palëve. “Qëllimi i Gjermanisë është që negociatat të përfundojnë shpejt në mënyrë që marrëveshja bërthamore të rifillojë së shpejti”, thuhet në mesazh, pa përmendur përgjegjësinë e vendeve evropiane për mosrespektimin e angazhimeve të tyre dhe se cilat palë duhet të ndërmarrin veprime për zbatimin e marrëveshjes dhe tw heqin sanksionet. Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (CJAP) u nënshkrua më 14 korrik 2015, pas 13 vitesh negociatash intensive ndërkombëtare. Por Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga marrëveshja më (8 maj 2018) dhe në dy faza ka vendosur sanksioneve dytësore kundër Iranit. Një vit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, më 8 maj 2018, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Republikës Islamike të Iranit më në fund mori vendime për të ndaluar zbatimin hap pas hapi të angazhimeve vullnetare bërthamore duke dhënë afat 60 ditor diplomacisë.

Tags