Raisi: Hazreti Isa a.s., simbol i qëndrueshmërisë dhe rezistencës përball tiranëve
(last modified Sat, 01 Jan 2022 13:54:00 GMT )
Janar 01, 2022 14:54 Europe/Tirane
  • Raisi: Hazreti Isa a.s., simbol i qëndrueshmërisë dhe rezistencës përball tiranëve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të premten në mbrëmje në  mesazhe të ndara dërguar liderëve të vendeve të krishtera, u ka uruar atyre përvjetorin e lindjes së Hazreti Isaut a.s. dhe fillimin e Vitit të Ri 2022.

Faqja informative e Presidencës së Republikës Islamike të Iranit në mesazhe të ndara dërguar liderëve të vendeve të krishtera, u ka uruar atyre përvjetorin e lindjes së Hazretit Isa s.a. dhe ka thënë: “Përvjetori i lindjes së Hazretit Isa a.s. edhe për popullin e Iranit është një festë e respektuar dhe e bekuar dhe Profeti Isa a.s. gëzon një respekt të madh në mesin e besimtarëve myslimanë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këto mesazhe e cilësoi Profetin Isa a.s. simbol të qëndresës dhe rezistencës përball tiranëve dhe inspirim për njerëzit liridashës në luftën kundër fuqive dhe pushteteve hegjemoniste, ndërsa shtoi: “Ky Profet i madh i Zotit dhe nëna e tij e pastër është kujtuar me nderim të madh shumë herë në Kur’anin e shenjtë”.

Sejed Ebrahim Raisi gjithashtu vuri në dukje edhe krizën e pandemisë së virusit Korona dhe tha: “Zhvillimet globale sidomos përballja me pandeminë Covid-19, ka treguar se siguria dhe fati i njerëzve janë të lidhur me njëri-tjetrin”.

Sejed Ebrahim Raisi në fund të këtyre mesazheve u shpreh optimist dhe uroi që viti i ri 2022 të shoqërohet me ngritjen e virtyteve dhe vlerave të larta morale dhe njerëzore të feve ibrahimiste dhe nën dritën e përpjekjeve të përbashkëta të shteteve, të mënjanohen të gjitha vështirësitë dhe tragjeditë e botës njerëzore, ndërkohë qëndresa dhe rezistenca e popujve të rezultojë me realizimin e të drejtave të tyre dhe sipas lajmërimit dhe premtimit të Profetit Isa s.a., shpresojmë të realizohet premtimi hyjnor për sundimin e njerëzve të mirë të Zotit në rruzullin e tokës!”.  

Tags