Amir Abdulahjan: Ne mirëpresim rikthimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Arabisë Saudite
(last modified Thu, 26 May 2022 13:38:04 GMT )
May 26, 2022 15:38 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Ne mirëpresim rikthimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Arabisë Saudite

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi diplomacinë aktive dhe inteligjente të Iranit.

Klubi i Gazetarëve të Rinj njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Amir Abdullahjan në një takim foli për politikën e jashtme të qeverisë së re iraniane dhe politikën e jashtme të qeverisë së mëparshme, ndërsa tha: “Politika e jashtme e qeverisë së re iraniane bazohet në politikë të balancuar dhe aktive. Që do të thotë diplomaci dhe ndërveprim inteligjent me të gjitha palët”.
Ai tha gjithashtu: “Në politikën e jashtme të qeverisë së re iraniane, ne kemi vënë në agjendë zhvillimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës, duke përfshirë Lindjen dhe Perëndimin, por prioritet i kemi dhënë zgjerimin e marrëdhënieve me vendet fqinje në Azi.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit tha gjithashtu se i kishte ofruar ministrit të punëve të jashtme të Rusisë të ndërmjetësonte mes Moskës dhe Kievit për të ndalur luftën në Ukrainë.
Ministri i jashtëm iranian Husejn Amir Abdulahjan tha gjithashtu se Irani dhe Arabia Saudite janë dy vende me ndikim në rajon dhe se është bërë përparim në bisedimet e fundit midis dy vendeve.
 Ai tha: "Ne mirëpresim kthimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Arabisë Saudite në gjendjen e tyre normale me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit".

Tags