Konsultimet e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Turqisë për çështje të rëndësishme në rajon
(last modified Thu, 15 Dec 2022 18:50:24 GMT )
Dhjetor 15, 2022 19:50 Europe/Tirane
  • Konsultimet e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Turqisë për çështje të rëndësishme në rajon

Ministri i Jashtëm iranian Amir Abdollahian dhe ai turk Mevlut Çavusoglu diskutuan në një bisedë telefonike zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të rëndësishme rajonale.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ministri i Jashtëm iranian vuri në dukje mundësitë e mira dhe pozitive të marrëdhënieve dypalëshe të Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë dhe mirëpriti thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, tregtare dhe kulturore. Në këtë bisedë telefonike, Amir Abdollahian theksoi gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Gjithashtu ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Zgjerimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë ndihmon në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha ministri i Jashtëm turk.Çavuşoğlu e vlerësoi si shumë konstruktiv rritjen e bashkëpunimit rajonal me Iranin dhe përshëndeti kontaktet e zyrtarëve të lartë të të dy vendeve.

 

Tags