Në Teheran filloi kongresi i parë ndërkombëtar i grave me ndikim
(last modified Fri, 20 Jan 2023 14:07:25 GMT )
Janar 20, 2023 15:07 Europe/Tirane
  • Në Teheran filloi kongresi i parë ndërkombëtar i grave me ndikim

Në sallën e samitit në Teheran, filloi punimet kongresi i parë ndërkombëtar i grave me ndikim me pjesëmarrjen e 70 grave zyrtare nga vende të ndryshme.

Kongresi Ndërkombëtar i Grave me Ndikim filloi punimet sot (e premte) në Teheran me pjesëmarrjen e 300 të ftuarave  të huaja me ndikim nga Kina, Australia, Sri Lanka, Tajlanda, Pakistani, Kameruni, Serbia, Armenia, Suedia, Bullgaria, Afrika e Jugut, Siria, Libani dhe Rusia si përfaqësuese zyrtare të nivelit të lartë.  Ky kongres mbahet në tre nivele: në nivelin e figurave kulturore, shkencore dhe të famshme, në nivelin e ministrave dhe zonjave të para.

Në programin e sotëm, Xhamila Alamul-Huda, bashkëshortja e presidentit si dhe bashkëshortet e zyrtarëve të lartë të vendeve të tjera, si dhe bashkëshortja e kryeministrit të Armenisë, Burkina Faso, Irak, Kirgistan, Serbi, Guine, Nigeri, dhe Sri Lanka, kryetarja i Këshillit Qendror të Grave të Turkmenistanit dhe e dërguara speciale e presidentit të Sirisë do të mbajnë fjalimet e tyre në këtë kongres.

Sipas Ansijeh Khaz'ali, sekretarja për çështjet e grave dhe familjes në Presidencën e Iranit, në margjinat e këtij kongresi do të nënshkruhen 10 dokumente dhe memorandume bilaterale ndërmjet institucioneve të ndryshme në bashkëpunim me vende të tjera.

Image Caption
Image Caption
Image Caption
Image Caption

 

Të ftuarat në këtë kongres u takuan dje (e enjte) me presidentin e Republikës së Iranit, Sejed Ebrahim Raisi.