Irani ndalon një anije amerikane që transportonte armë në Gjirin Persik
Komandanti i rojeve kufitare të forcave policore të Iranit njoftoi ndaljen dhe kapjen e një anijeje amerikane me armë në Gjirin Persik.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se gjeneral brigade Ahmad Ali Guderzai, komandanti i rojeve kufitare të forcës policore të Iranit, deklaroi se një anije u zbulua dhe u konfiskua në provincën Bushehr që transportonte më shumë se 5000 hanxharë dhe thika të mëdha.
Gjeneral Guderzi shtoi se në muajt e fundit, rojet kufitare iraniane zbuluan dhe kanë konfiskuar më shumë se 3,000 armë luftarake që kishin për qëllim të dërgoheshin në duart e rebelëve dhe banditëve në Iran.
Komandanti i rojeve kufitare të forcave policore të Iranit theksoi se rajoni i Gjirit Persik dhe Azia Perëndimore nuk është vend i përshtatshëm për veprimet e paligjshme të ushtrisë terroriste amerikane, sepse forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë fituar më shumë fuqi se në të kaluarën dhe kjo fuqi është mjaft e dukshme.
Nga fundi i shtatorit, disa rajone të ndryshme të Iranit u përfshinë nga trazira dhe që në ditët e para të tyre u pa haptazi roli i disa mediave tradicionale dhe moderne në përhapjen e këtyre trazirave me mbështetjen e faktorëve të huaj.