Ambasadorja e Zvicrës në Teheran viziton mauzoleun e Hazreti Masumeh (a.s.)
(last modified Wed, 22 Feb 2023 15:04:48 GMT )
Shkurt 22, 2023 16:04 Europe/Tirane
  • Ambasadorja e Zvicrës në Teheran viziton mauzoleun e Hazreti Masumeh (a.s.)

Ambasadorja e Zvicrës në Iran vizitoi qytetin Kum, në jug të Teheranit dhe bëri një vizitë të veçantë në mauzoleun e shenjtë të Hazretit Fatime Masumeh (a.s.).

Hazreti Fatime Masumeh (a.s.) është vajza e nderuar e Imam Musa bin Xhaferit (a.s), imamit të shtatë të myslimanëve shiitë të botës dhe motra e dashur e Imam Riza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë të botës.

Mauzoleu i shenjtë i Hazreti Fatime Masumeh (a.s.) ndodhet në qytetin Kum, 125 km në jug të Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nadine Olivieri Lozano, ambasadorja zvicerane në Teheran, të mërkurën zhvilloi një  vizitë në mauzoleun e Hazreti Masumeh (a.s.) me një delegacion shoqërues, dhe shërbyesit e kësaj xhamie i shpjeguan ambasadores zvicerane personalitetin e zonjës Fatime Masumeh dhe pozitën e saj në Islam.

Vizita e vendeve të ndryshme të mauzoleut të Hazretit Fatime Masumeh (a.s.) dhe njohja me kulturën dhe artin e arkitekturës islame të përdorur në arkitekturën e kësaj xhamie të shenjtë ishin ndër planet e ambasadores zvicerane gjatë vizitës së saj në Kum.

Nadine Olivieri Lozano gjatë kësaj vizite është njohur edhe me personalitetin dhe rolin e Hazreti Masumeh (a.s.) duke marrë pjesë në zyrën ndërkombëtare të këtij mauzoleu dhe duke biseduar me ekspertin e kësaj zyre.

 

Tags