Ministri i ekonomisë së Iranit vizitë në Arabinë Saudite
(last modified Thu, 11 May 2023 14:13:54 GMT )
May 11, 2023 16:13 Europe/Tirane
  • Ministri i ekonomisë së Iranit vizitë në Arabinë Saudite

Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit mbërriti në aeroportin e Xheda të Arabisë Saudite në krye të një delegacioni zyrtar.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Seyed Ehsan Khanduzi, ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit, i cili ka udhëtuar në Arabinë Saudite të enjten në krye të një delegacioni ekonomik, mbërriti në aeroportin e Xheda me një pritje të ngrohtë nga zyrtarët e vendit, drejtuesit e Bankës Islamike për Zhvillim dhe nga anëtarët e Konsullatës së Përgjithshme të Iranit në Arabinë Saudite.

Takimet dypalëshe me zyrtarët sauditë dhe pjesëmarrja dhe fjalimi në takimet e Bankës Islamike për Zhvillim janë ndër synimet më të rëndësishme të vizitës së Khanduzi në Arabinë Saudite.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit në Arabinë Saudite pas marrëveshjes së fundit me këtë vend. Gjatë bisedimeve mes Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin, të dy vendet më 10 mars 2023 ranë dakord të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas 7 vitesh.

Tags