Presidenti i Republikës Islamike të hënën viziton Indonezinë
(last modified Sat, 20 May 2023 13:18:38 GMT )
May 20, 2023 15:18 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të hënën viziton Indonezinë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të presidentit të Indonezisë dhe me qëllim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve ekonomike, politike dhe kulturore, ditën e hënë do të shkojë në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ceremonia e pritjes zyrtare, takimi dypalësh me presidentin e shtetit të Indonezisë dhe nënshkrimi i dokumenteve për bashkëpunim në sektorë dhe fusha të ndryshme; do të jenë në axhendën e vizitës së Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Indonezi.

Sejed Ebrahim Raisi gjithashtu gjatë kësaj vizite, përveç takimit me presidentin e Indonezisë, do të zhvillojë takime edhe me krerët e institucioneve të tjera të larta shtetërore të Indonezisë, si me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe me kryetarin e Dhomës Konsultuese.

Takimi me tregtarët dhe aktivistët ekonomik të dy vendeve, bisedimet me dijetarët fetare dhe me mendimtarët e Indonezisë dhe takimi me iranianët me qëndrim në Indonezi; janë prej programeve të tjera të vizitës dy ditore të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Xhakarta.

Tags