Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Suedisë dhe Iranit
(last modified Thu, 22 Jun 2023 07:32:30 GMT )
Qershor 22, 2023 09:32 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Suedisë dhe Iranit

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström dhe ministri i jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian theksuan nevojën për të zgjeruar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas IRNA; Në një bisedë telefonike, Billström dhe Amir Abdollahian diskutuan për gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon dhe tema me interes të përbashkët. Gjatë kësaj bisede ata gjtihashtu shqyrtuan bashkëpunimin konsullor. Biseda mes ministrave të jashtëm të Suedisë dhe Iranit u krye ndërkohë që Hussein Amir Abdollahian aktualisht ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një turne periodik në vendet e rajonit. Të enjten në mëngjes, Amir Abdollahian në destinacionin e katërt dhe të fundit të udhëtimit të tij rajonal në vendet e rajonit të Gjirit Persik mbërriti në aeroportin e Abu Dhabit ku u mirëprit nga Khalifa Shaheen Al Marr, Ministri  Këshilltar i Emirateve të Bashkuara Arabe.  Bisedimet dypalëshe dhe shkëmbimi i mendimeve për çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare do të jenë ndër temat më të rëndësishme të vizitës së Amir Abdullahian në Emiratet e Bashkuara Arabe. Para Emirateve të Bashkuara Arabe, Amir Abdullahian vizitoi Katarin, Omanin dhe Kuvajtin dhe zhvilloi takime me zyrtarët e këtyre vendeve me të cilët u konsultua për zhvillimin e ndërveprimeve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Tags