Sekuestrimi i një milion litra karburant kontrabandë në Gjirin Persik
Komandanti i zonës së dytë detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi sekuestrimin e një cisterne të huaj nafte që transportonte një milion litra karburant kontrabandë në Gjirin Persik.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, gjeneral brigade Ramazan Zirahi, komandanti i zonës së dytë detare të IRGC, të hënën në Bushehr njoftoi shkatërrimin e një rrjeti të kontrabandës së karburantit në Gjirin Persik dhe tha: "Një anije e huaj që mbante më shumë se një milion litra karburant kontrabandë u konfiskua ne brigjet e Gjirit Persik me vigjilencën dhe ndërhyrjen e Marinës së IRGC. Zirahi deklaroi se kjo anije kishte mbështetjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe shtoi: Me vigjilencën, saktësinë, sjelljen profesionale dhe fuqinë e trupave detare, veprimet e paligjshme dhe joprofesionale të amerikanëve në Gjirin Persik janë mposhtur dhe kjo është burim turpi për ata. Admiral Zirahi, duke folur për kapjen e anijes që transportonte karburant kontrabandë në kufirin detar të Gjirit Persik, deklaroi: Më 6 korrik, ushtarët e zonës së dytë të Marinës së IRGC-së po inspektonin një anije lundruese me emrin NADA2, që ishte përfshirë në kontrabandën e organizuar të naftës dhe gazit në Gjirin Persik. Ai tha se, amerikanët bënë një sërë veprimesh joprofesionale dhe të rrezikshme për të parandaluar këtë veprim ligjor. Komandanti i zonës së dytë detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike deklaroi se gjatë inspektimit dhe ndalimit, forcat detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike zbuluan se kapiteni i anijes po fliste me qendrën amerikane të kontrollit e cila i thotë kapitenit të anijes që të "fikë motorin derisa të mbërrijnë forcat ushtarake amerikane për të ndihmuar".