Irani dhe Omani në prag të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike
(last modified Tue, 18 Jul 2023 09:58:04 GMT )
Korrik 18, 2023 11:58 Europe/Tirane
  • Irani dhe Omani në prag të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike

Në një takim me homologun e tij nga Omani, Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Në 22 muajt e fundit, vëllimi i tregtisë midis Iranit dhe Omanit është më shumë se 2.5 herë më shumë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme mirëpriti homologun e tij nga Omani, Badr bin Hamad Albusaidi. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Hussein Amir Abdollahian, pas takimit me Badr bin Hamad al-Busaidi, në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi: "Së shpejti, komisioni ekonomik i Iranit dhe Omanit do të mbahet për të vazhduar zbatimin e marrëveshjeve mes krerëve të dy vendeve”. Shefi i shërbimit diplomatik të Iranit theksoi: Ne besojmë se marrëdhëniet midis vendeve fqinje mund të zgjerohen dhe kjo është ajo që i duhet sot rajonit. Amir Abdollahian shprehu pakënaqësinë e tij për deklaratën e takimit të vendeve të brigjeve jugore të Gjirit Persik me Rusinë lidhur me tre ishujt iranianë. Ai sqaroi: “Dje përmes kanalit diplomatik kemi marrë shpjegime nga autoritetet ruse për këtë deklaratë, por këto shpjegime nuk i konsiderojmë të mjaftueshme”. Amir Abdollahian gjithashtu theksoi nevojën për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe tha: Respektimi i integritetit territorial të vendeve duhet të jetë në axhendën e të gjithëve. Badr bin Hamad al-Busaidi tha: Politika e Omanit ka qenë gjithmonë e bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë. Në këtë konferencë për shtyp edhe ministri i Jashtëm i Omanit vlerësoi pozitivisht rezultatet e takimit me homologun e tij iranian dhe tha: Në këtë takim, u diskutuan rezultatet e vizitës së Sulltanit të Omanit në Iran dhe vizitës së presidentit të Iranit në Oman. Badr bin Hamad Albusaidi shtoi: Pas këtyre udhëtimeve u bënë udhëtime në nivel të ministrave të jashtëm, të cilat kishin si objektiv ndjekjen e rekomandimeve të zyrtarëve të dy vendeve për zgjerimin e nivelit të marrëdhënieve dhe krijimin e më shumë mundësive për investime në nivele të ndryshme, sidomos në sektorin privat. Ai deklaroi: Vëllimi i shkëmbimeve tregtare dhe gjetja e mundësive për investime në sektorin privat dhe jo privat të dy vendeve është shtuar. Ministri i Jashtëm i Omanit tha: "Ka pasur një ndryshim të madh në aktivitetet e sektorit privat në Iran dhe Oman. Politika e Omanit bazohet gjithmonë në parimin e fqinjësisë së mirë dhe krijimin e një roli pozitiv në uljen e tensioneve”. Badr bin Hamad Albusaidi, duke theksuar nevojën e vazhdimit të konsultimeve ndërmjet Teheranit dhe Muskatit, tha: Këto takime mund të jenë një udhërrëfyes për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.