Gjeneral Major Bagheri: Poli i pushtetit po kthehet drejt Azisë
(last modified Tue, 18 Jul 2023 18:27:37 GMT )
Korrik 18, 2023 20:27 Europe/Tirane
  • Gjeneral Major Bagheri: Poli i pushtetit po kthehet drejt Azisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit tha: Poli i pushtetit po kthehet drejt Azisë.

Sipas IRNA; Gjeneral-major Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, të martën në këshillin komandues të Ushtrisë së Azerbajxhanit Lindor (në veriperëndim të Iranit), duke iu referuar përpjekjeve të vazhdueshme të armiqve për të sulmuar Iranin Islamik tha: Ndryshimet që kanë ndodhur në raport me vendet e rajonit dhe vendet evropiane janë produkt i fuqisë së popullit dhe sistemit në përballje me ngjarjet e vitit të kaluar dhe armiku e ka kuptuar se Republika Islamike e Iranit nuk mund të përmbyset. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane gjithashtu tha: Poli i pushtetit po kthehet drejt Azisë dhe fuqitë joperëndimore gjithashtu po e shohin Republikën Islamike si një fuqi rajonale.

 

 

Tags