Takimet e Amir Abdullahian në margjinat e samitit të Davos
(last modified Thu, 18 Jan 2024 07:48:28 GMT )
Janar 18, 2024 08:48 Europe/Tirane
  • Takimet e Amir Abdullahian në margjinat e samitit të Davos

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, duke vazhduar takimet e tij në margjinat e Samitit të Davosit, u takua dhe bisedoi të mërkurën me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, Gjeorgjisë dhe me Presidentin e Armenisë.

Sipas IRNA, Hossein Amir Abdollahian, në vazhdim të takimeve diplomatike dhe bisedimeve dypalëshe në Davos të Zvicrës, të mërkurën u takua dhe bisedoi me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan me të cilin diskutoi për zhvillimet rajonale, veçanërisht zhvillimet palestineze dhe situatën e fundit të u në Gaza si dhe për marrëdhëniet dypalëshe Teheran-Riad.

Në takimin e tij me Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tania Fajon, Amir Abdallahian bëri thirrje edhe për forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Në këtë takim, Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ndërsa theksoi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zgjerimin e  marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, komentoi zhvillimet në Gaza, dhe kërkoi ndalimin e dhunës në Gaza. Hossein Amir Abdollahian të mërkurën mbrëma u takua dhe bisedoi edhe me ministrin e Jashtëm britanik David Cameron në vazhdim të takimeve të tij diplomatike në Davos të Zvicrës.

Në këtë takim u diskutuan dhe u shkëmbyen mendime për çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale.

Takimi me Ilia Darchiashvili, ministër i Jashtëm i Gjeorgjisë dhe Vahan Khachatouran, presidenti i Armenisë, ishte një nga programet e tjera të Amir Abdollahian ditën e mërkurë.

Bazuar në ftesën e Republikës Islamike të Iranit për të marrë pjesë në programet e Samitit të Davosit 2024, Ministri i Jashtëm Hossein AmirAbdollahian mbërriti të martën në Zvicër për të marrë pjesë në programet e këtij samiti, dhe ka zhvilluar takime konstruktive me homologë dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në samit.

 

Tags