Putin zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e përkohshëm të Iranit
(last modified Mon, 20 May 2024 18:42:42 GMT )
May 20, 2024 20:42 Europe/Tirane
  • Putin zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e përkohshëm të Iranit

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e përkohshëm iranian, Mohammad Mokhber, i cili u emërua në këtë post pas martirizimit të Presidentit Ebrahim Raisi si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Iranin veriperëndimor.

Gjatë bisedës telefonike të hënën, Putin i ofroi ngushëllimet më të thella qeverisë dhe kombit iranian për humbjen tragjike.

Ai përsëriti gjithashtu nevojën për të ndjekur politikën e Presidentit të ndjerë iranian për të forcuar më tej lidhjet midis Teheranit dhe Moskës.

Mokhber, nga ana e tij, falënderoi Putinin për shprehjen e simpatisë me popullin e Iranit dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim midis Iranit dhe Rusisë për t'i shërbyer interesave të dy vendeve.

Më vete, në një letër drejtuar Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, Putin e vlerësoi Raisin si një politikan të shquar dhe tha se vdekja e tij ishte një humbje e pazëvendësueshme.

“Raisi ishte një politikan i shquar, gjithë jeta e të cilit iu përkushtua shërbimit ndaj atdheut të tij”, tha Putin në letër.

Presidenti rus shtoi: “Si një mik i vërtetë i Rusisë, Raisi dha një kontribut të paçmuar personal në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona dhe bëri përpjekje të mëdha për t'i çuar ato në nivelin e një partneriteti strategjik".

 

Tags