Lideri Suprem shpreh ngushëllimet për martirizimin e gjeneralit të lartë iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i163192-lideri_suprem_shpreh_ngushëllimet_për_martirizimin_e_gjeneralit_të_lartë_iranian
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka shprehur ngushëllimet e tij për martirizimin e gjeneral brigade Abbas Nilforushan, Zëvendëskomandant Operativ i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 01, 2024 16:23 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem shpreh ngushëllimet për martirizimin e gjeneralit të lartë iranian

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka shprehur ngushëllimet e tij për martirizimin e gjeneral brigade Abbas Nilforushan, Zëvendëskomandant Operativ i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC).

Në një mesazh të lëshuar të martën, Lideri Suprem i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të gjeneralit në IRGC për martirizimin, duke thënë se martirizimi në rrugën e Zotit është një nder i madh.

Ajetollah Khamenei gjithashtu i uroi bekimet e Zotit familjes së gjeneralit të lartë, ndërsa përshëndeti gjeneral Nilforushan, i cili kaloi një jetë të tërë duke ngritur flamurin e Islamit.

Gjeneral Nilforushan u martirizua në bombardimet barbare izraelite në Bejrutin jugor më 27 shtator, së bashku me liderin e Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah.

Irani është zotuar se vrasja e Nilforushan nuk do të mbetet pa përgjigje.