Araghchi: Epoka "përça dhe sundo" e evropianëve ka përfunduar
(last modified Thu, 17 Oct 2024 09:37:44 GMT )
Tetor 17, 2024 11:37 Europe/Tirane
  • Araghchi: Epoka

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Epoka e politikës dashakeqe "përça dhe sundo" e evropianëve në rajonin e Azisë Perëndimore ka marrë fund."

Shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe ato të Bashkimit Evropian lëshuan një deklaratë anti-iraniane pasi përsëritën pretendimet e pabaza për tre ishujt Tunb i Madh, Tunb i Vogël dhe Bu Musa.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Seyed Abbas Araghchi në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte), në përgjigje të pretendimit të pabazë dhe ndërhyrës të evropianëve për tre ishujt e Iranit, theksoi: "Tre ishujt e Iranit (Tunb i Madh, Tunb i Vogël dhe Bu-Musa) i kanë përkitur gjithmonë Iranit dhe të tillë do të jenë përgjithmonë."

Më tej, ai shtoi: "Epoka e politikës dashakeqe 'përça dhe sundo' e evropianëve në rajonin e Azisë Perëndimore ka marrë fund."

Gjithashtu, Ismail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dënoi ashpër përsëritjen e pretendimeve të pabaza për tre ishujt iranianë në deklaratën përfundimtare të takimit të përbashkët të krerëve të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, dhe e konsideroi këtë një shenjë të qartë të mospërmbajtjes së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj parimeve dhe qëllimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ndaj parimit të respektimit të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të shteteve.

Baghaei theksoi: "Tre ishujt, Tunb i Madh, Tunb i Vogël dhe Bu Musa janë dhe do të jenë pjesë integrale e Iranit, dhe përdorimi i koncepteve dhe propozimeve devijuese apo përsëritja e pretendimeve të rreme dhe mashtruese për këtë pjesë të rëndësishme të tokës së Iranit nuk do të shkaktojnë asnjë ndryshim në realitetin e kësaj çështjeje."

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke shprehur keqardhjen që disa vende të rajonit, në vend që të fokusohen në çështjen më emergjente aktuale të Botës Islame, të Azisë Perëndimore dhe të botës, pra në vazhdimin e gjenocidit kundër popullit të shtypur palestinez dhe agresionit të regjimit sionist kundër Libanit, kanë bërë një pretendim të rremë territorial ndaj një shteti fqinj, tha:

"Pritej që vendet e rajonit të shfrytëzonin mundësinë e takimit të përbashkët me krerët e Bashkimit Evropian, disa prej të cilëve janë ndër furnizuesit kryesorë me armatime dhe mbështetje politike për regjimin e aparteidit të Izraelit, për t'i bërë ata të japin llogari e të ndalin gjenocidin dhe agresionet e këtij regjimi, si dhe t'i nxisin mbështetësit e Izraelit të tërhiqen nga bashkëpunimi me këtë regjim.