Mbrojtja ajrore e Iranit neutralizon sulmin e regjimit sionist
(last modified Sat, 26 Oct 2024 07:17:04 GMT )
Tetor 26, 2024 09:17 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore e Iranit neutralizon sulmin e regjimit sionist

Zyra për marrëdhëniet me publikun e bazës së mbrojtjes ajrore të Republikës Islamike të Iranit në një njoftim ka thënë: Sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore ka perceptuar dhe neutralizuar me sukses sulmin e regjimit sionist ndaj qendrave ushtarake në provincat Teheran, Khuzestan dhe Ilam.

Në njoftimin e Marrëdhënieve Publike të Mbrojtjes Ajrore të Iranit thuhet: I bëjmë të ditur kombit të nderuar të Iranit se, pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme të zyrtarëve të Republikës Islamike ndaj regjimit kriminal dhe ilegal sionist për të shmangur çdo veprim aventuresk, ky regjim fallco mëngjesin e sotëm në një aksion që ngjalli tension në disa pjesë të qendrave ushtarake në Teheran, provincën  Khuzestan dhe Ilam, kreu një sulm që u neutralizua me sukses nga sistemi i integruar i mbrojtjes ajror. Në këtë sulm janë shkaktuar disa dëme të kufizuara dhe të pallogaritshme. Ndërkohë, ushtria e regjimit sionist pas dështimit në përpjekjen për të sulmuar qendrat ushtarake të Iranit, njoftoi përfundimin e agresionit të saj. “Daniel Hagari”, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në një video-mesazh të shtunën tha: “Përgjigja ndaj sulmit të Iranit kundër Izraelit ka përfunduar”. Ai gjithashtu kërkoi nga Irani që të mos përgjigjet ndaj këtij sulmi agresiv. Në përgjigje të veprimeve terroriste të regjimit sionist dhe shkeljes së sovranitetit të saj, Republika Islamike e Iranit më 1 tetor dhe me anë të operacionit “Premtimi i Vërtetë 2” shënjestroi bazat ushtarake dhe inteligjente të regjimit sionist. Sipas raportimeve të mediave, regjimi sionist të shtunën në mëngjes u mundua të sulmonte qendrat ushtarake në Iran, por dështoi. Rrjeti Al-Mayadeen, duke cituar burime të informuara, raportoi se mbrojtja ajrore e Iranit rrëzoi dronët izraelitë që po planifikonin të sulmonin bazat ushtarake në lindje të provincës së Teheranit. Burime të informuara gjithashtu kanë thënë se përpjekja e regjimit sionist për të shënjestruar bazat e mbrojtjes në provincën e Teheranit ka dështuar dhe të gjitha objektivat armiqësore në periferi të Teheranit janë eliminuar. 

Tags