Fillon ceremonia "Jeumull'llah, 13 Aban" njëkohësisht në të gjithë Iranin
(last modified Sun, 03 Nov 2024 10:21:17 GMT )
Nëntor 03, 2024 11:21 Europe/Tirane
  • Fillon ceremonia

Ceremonia "Jeumull'llah, 13 Aban" ("Dita e Zotit"), “Dita Kombëtare e Përballjes me Arrogancën Globale” me sloganin kryesor “Amerika, boshti i së keqes në botë” filloi në orën 9:30 të mëngjesit në mbarë Iranin.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ceremonia e marshimit të 13 Abanit (3 Nëntorit) të këtij viti në Teheran filloi nga Sheshi "Filestin" (Palestina) drejt "Folesë së Spiunazhit" (ish-amabasada amerikane). Rrugës janë ngritur stacione të ndryshme kulturore të organizmave popullore dhe studentore, të cilat shpjegojnë natyrën e arrogancës botërore me iniciativat dhe mënyrat e tyre.

Gjithashtu, të pranishmit mbanin në duar pankarta të cilat shprehnin neverinë ndaj politikave armiqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të regjimit sionist dhe kërkonin t'i jepet fund masakrës ndaj popujve të shtypur të Palestinës, Gazës dhe Libanit.

Parullat "Vdekje Amerikës!", "Vdekje Izraelit!" dhe "Heyhat Minna'dh-Dhil'leh" ("Larg nesh poshtërimi!") ishin parullat më të shumta që u dëgjuan nga populli, nxënësit dhe studentët në këtë tubim.

"Dita e Zotit, 13 Abani", saga e madhe e qëndresës, rezistencës dhe antiarrogancës, është një ditë gjurmëlënëse dhe e paharrueshme në kujtesën e popullit revolucionar dhe vizionar të Iranit. Në këtë ditë, kombi anti-arrogancë i Iranit, duke treguar edhe një herë unitetin dhe madhështinë e vet do t'i japë një përgjigje dërrmuese dhe vendimtare armikut.