Araghchi: "Dështimi maksimal" në pritje të versionit të dytë të "presionit maksimal"
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të disa raporteve dhe komenteve të ambasadores së mundshme të administratës së re amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, tha se përpjekja për të aplikuar versionin e dytë të "presionit maksimal" do të çojë vetëm në versionin e dytë të "dështimit maksimal".
Pas njoftimit të vendimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, për të emëruar Elise Stefanik ambasadore dhe përfaqësuese të përhershme të SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Stefanik shkroi në rrjetin social X: “Amerika është e gatshme t’i kthehet presionit maksimal të Presidentit Trump ndaj Iranit. Irani është bërë më i guximshëm për shkak të dobësisë së qeverisë së Joe Biden dhe Kamala Harris."
Sejed Abbas Araghchi, të martën në mbrëmje shkroi në rrjetin social X: "Versioni i parë i politikës së "presionit maksimal" hasi në mënyrë të pashmangshme me "rezistencën maksimale" dhe përfundimisht çoi në "dështim maksimal" për Amerikën."
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "A doni një argument? Vetëm sa për shembull, krahasoni statusin e programit bërthamor paqësor të Iranit para dhe pas të ashtuquajturës 'politikë të presionit maksimal'. Përpjekja për të aplikuar versionin e dytë të 'presionit maksimal' do të rezultojë vetëm në versionin e dytë të 'dështimit maksimal'."
Araghchi përfundoi: "Një ide më e mirë është të provoni 'racionalitetin maksimal' - është për të mirën e të gjithëve."