Larixhani dërgon mesazh për kryetarin e Parlamentit të Turqisë
(last modified Sun, 17 Jul 2016 07:07:36 GMT )
Korrik 17, 2016 09:07 Europe/Tirane
  • Larixhani dërgon mesazh për kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit të shtunën me anë të një mesazhi dërguar kryetarit të Parlamentit të Turqisë, deklaroi se ngjarjet e orëve të kaluara në Turqi treguan shumë mirë se vota, vullneti dhe dëshira e popujve janë përcaktuese dhe tani marrja e pushtetit në mënyra jo demokratike, nuk sjell rezultatet.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në këtë mesazh ka uruar popullin dhe funksionarët e Turqisë për fitoren e vullnetit të popullit, sovranitetit kombëtar dhe demokracisë. Kryeparlamentari iranian në këtë mesazh gjithashtu theksoi se Republika Islamike e Iranit si një sistem i bazuar në votën dhe vullnetin e popullit, gjithnjë respekton sovranitetin kombëtar dhe vullnetin e popujve të dalë nga zgjedhjet demokratike.

Tags