Ohadi: Do të ndjekim seriozisht të drejtën e familjeve të dëshmorëve të tragjedisë në Mina
(last modified Sat, 10 Sep 2016 17:14:07 GMT )
Shtator 10, 2016 19:14 Europe/Tirane
  • Ohadi: Do të ndjekim seriozisht të drejtën e familjeve të dëshmorëve të tragjedisë në Mina

Kryetari i Organizatës së Haxhit dhe Pelegrinazhit të RII deklaroi se qeveria iraniane do të ndjekë seriozisht me mjete ligjore e juridike të drejtën e familjeve të dëshmorëve të tragjedisë në Mina.

Said Ohadi, duke folur në një ceremoni përkujtimore në qytetin Gilan në veri të Iranit, theksoi se tragjedia në Mina ishte rezultat i paaftësisë dhe neglizhencës së pushtetarëve sauditë në organizimin e Haxhit dhe kjo tragjedi kurrë nuk do të fshihet nga kujtesa e popullit iranian. Ai shtoi se qarqet vehabiste të Rijadit arritën deri atje sa penguan kthimin e trupave të hanxhinjve iranianë, por pas paralajmërimit serioz të Liderit suprem të RII, u detyruan të transferojnë në Iran trupat e hanxhinjve iranianë që humbën jetën në tragjedinë e Minas. Kryetari i Organizatës së Haxhit dhe Pelegrinazhit theksoi se marrja e të drejtave të familjeve të viktimave të tragjedisë në Mina do të jetë një shuplakë e rëndë për regjimin vehabist Al Saud

 

Tags