Ohadi thekson dhënien e të drejtave të plota për familjarët e dëshmorëve të Minasë
(last modified Mon, 12 Sep 2016 09:02:53 GMT )
Shtator 12, 2016 11:02 Europe/Tirane
  • Ohadi thekson dhënien e të drejtave të plota për familjarët e dëshmorëve të Minasë

Kryetari i Organizatës për Haxh të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se dhënia e të drejtave të plota për familjarët e dëshmorëve të tragjedisë së vitit të kaluar në Mina, është kërkesë e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Said Ohadi, kryetari i Organizatës për Haxh të Republikës Islamike të Iranit, të premten gjatë një takimi me banorët e rajonit Gonbad Kavus në verilindje të Iranit, shtoi se në bazë të kërkesave të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, të gjitha institucionet shtetërore të Iranit duhet tu ofrojnë shërbimet e duhura familjarëve të dëshmorëve të tragjedisë së Minas për të kërkuar të drejtat e tyre. Ohadi shtoi se në ceremoninë më të madhe fetar u krye një krim dhe mbi 7000 mijë persona humbën jetën dhe me dhjetëra mijëra të tjerë u lënduan, mirëpo nuk u dëgjua asnjë zë nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nëse Arabia Saudite nuk është fajtore në këtë tragjedi, atëherë nuk duhet të ketë frikë nga formimi i komitetit hetimor për hetimin e shkaqeve të saj,- tha ndër të tjera Said Ohadi.

Tags