Mesazhi i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit me rastin e përvjetorit të tragjedisë së Minasë
(last modified Mon, 12 Sep 2016 09:23:01 GMT )
Shtator 12, 2016 11:23 Europe/Tirane
  • Mesazhi i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit me rastin e përvjetorit të tragjedisë së Minasë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit kërkoi nga qarqet ndërkombëtare sidomos nga institucionet e të drejtave të njeriut që të angazhohen për formimin e një komiteti hetimor rreth tragjedisë së vitit të kaluar në Mina.

Ali Larixhani të hënën me anë të një mesazhi me rastin e përvjetorit të parë të tragjedisë së Minasë, theksoi: "Bota islame dhe organizatat e të drejtave të njeriut në botë duhet të angazhohen seriozisht për çështjen e formimit të komitetit hetimor për të hetuar shkaqet e tragjedisë së vitit të kaluar që ndodhi gjatë në Mina të Arabisë Saudite. Tragjedia e Minasë tregon paaftësinë e autoriteteve përgjegjëse për organizimin e Haxhit dhe administrimin e dobët të sunduesve të Arabisë Saudite në ceremoninë e Haxhit. Përvjetori i parë i tragjedisë së Minas përkujtohet në kohën kur populli iranian dhe myslimanët e botës akoma janë në zi e pikëllim për humbjen e mijëra haxhinjve të pafajshëm në këtë tragjedi,- thuhet ndër të tjera mesazhin e z. Larixhani.

 

Tags