Bashar Asad: Fitoret e Sirisë janë arritur me përkrahjen e Iranit
(last modified Wed, 04 Jan 2017 16:47:21 GMT )
Janar 04, 2017 17:47 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Fitoret e Sirisë janë arritur me përkrahjen e Iranit

Presidenti i Sirisë në takimin e zhvilluar sot në Damask me kryetarin e Komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Parlamentit të Iranit, deklaroi se fitoret e Sirisë në luftën kundër terrorizmit janë arritur me përkrahjen e Iranit.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Alaudin Boruxherdi, kryetar i Komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Parlamentit të Iranit, u takua sot në Damask me presidentin sirian Bashar Asad, të cilin e uroi për fitoret e fundit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe në veçanti për çlirimin e Alepos. Boruxherdi tha se të tilla rrethana i ka përjetuar edhe Irani në vitin 1983 gjatë çlirimit të qytetit Khorramshahr nga pushtimi i regjimit të Sadamit. Asad dhe Boruxherdi theksuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes Iranit dhe Sirisë deri në fitoren përfundimtare përballë terrorizmit. Kryetari i Komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Parlamentit të Iranit dhe delegacioni që e shoqëron, gjatë qëndrimit në Siri do të takohen edhe me funksionarë të tjerë të lartë sirianë si kryetari i Parlamentit, kryeministri dhe ministri i jashtëm i këtij vendi. Irani dhe Rusia kanë bashkëpunuar me Sirinë për të luftuar terroristët në terren dhe tashmë po bashkëpunojnë për krijimin e kushteve për zgjidhjen politike të krizës siriane.

 

Tags