Letra e Iranit drejtuar Këshillit të Sigurimit për sulmin terrorist të Izraelit kundër Sirisë
(last modified 2024-10-12T10:24:41+00:00 )
Tetor 12, 2024 12:24 Europe/Tirane
  • Letra e Iranit drejtuar Këshillit të Sigurimit për sulmin terrorist të Izraelit kundër Sirisë

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e konsideroi shënjestrimin e qëllimshëm të objekteve humanitare dhe mjekësore në Siri nga ana e regjimit izraelit si një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe në mënyrë të pamohueshme një krim lufte.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Amir Said Iravani, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në një letër drejtuar Presidentes së Këshillit të Sigurimit, Pascale Baeriswyl dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në lidhje me sulmin terrorist të regjimit sionist kundër magazinës së ndihmave humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe në Siri, tha:

"Ky sulm i urryer ndaj ndihmave humanitare është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe një akt i tmerrshëm kundër përpjekjeve që synojnë shpëtimin e jetëve njerëzore."

Iravani tha se objekti i shënjestruar nga regjimi izraelit në Siri ishte një objekt humanitar që Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit e kishte themeluar për të ofruar ndihmë jetike për civilët libanezë të zhvendosur dhe viktimat e agresionit të pandërprerë dhe brutal të regjimit izraelit, dhe vepronte si një mjet shpëtimi jetik për ata që vuanin nga krime të tilla.

Diplomati i lartë i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deklaroi se Gjysmëhëna e Kuqe e Republikës Islamike të Iranit e kishte njoftuar zyrtarisht Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për synimin e saj për të themelimin e kësaj qendre ndihmash humanitare.

Megjithatë, pavarësisht synimeve plotësisht humanitare të qendrës, objektet dhe pajisjet e saj u shkatërruan plotësisht në këtë sulm barbar dhe terrorist.

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha se Republika Islamike e Iranit kërkon nga Këshilli i Sigurimit ta dënojë këtë krim të tmerrshëm në formën më të rëndë të mundshme dhe të marrë masa të menjëhershme dhe vendimtare për të parandaluar shkeljet e mëtejshme të regjimit sionist.

Në orët e para të së enjtes (10 tetor), regjimi sionist nisi një sulm me raketa ndaj spitalit fushor të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane që ndodhet në kufirin mes Libanit dhe Sirisë.

 

Tags