Ruhani: Irani është vendi i paqes dhe miqësisë
(last modified Sat, 28 Jan 2017 14:39:03 GMT )
Janar 28, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani është vendi i paqes dhe miqësisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Republika Islamike e Iranit gjithmonë gjatë historisë ka bërë përpjekje për vendosjen e paqes dhe miqësisë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në samitin e konventës botërore të udhërrëfyesve të turizmit në Teheran, deklaroi: "Në Iran ekziston një bashkëjetesë paqësore mes ndjekësve të feve hyjnore përkrah xhamisë dhe kishës dhe në Parlamentin e Iranit janë të pranishëm edhe deputetët e feve të tjera si zoroastrizmit, krishterizmit dhe hebraizmit të cilët veprojnë përkrah deputetëve myslimanë. Një prej qëllimeve të larta të popullit me kulturë dhe civilizim shtatë mijë vjeçar të Iranit në Lindjen e Mesme dhe në botë është forcimi i lidhjeve të popujve mes njëri-tjetrit. Sot, nuk është koha për ndërtimin e mureve mes popujve ndërsa edhe ekziston ndonjë mur mes popullit, ai duhet të shembët dhe të zhduket distanca mes popujve. Irani është i gatshëm për të ndihmuar në luftën kundër terrorizmit dhe në çdo vend të botës dhe për fat të mirë aktualisht terrorizmi në Lindjen e Mesme është duke shënuar rënie. Irani vazhdimisht ka mbështetur popujt e rajonit në luftën kundër terrorizmit dhe po të mos ishte ndihma e Iranit për popullin dhe ushtrinë e Irakut dhe të Sirisë, sot në Bagdad dhe Damask do të sundonin terroristët". Presidenti i Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe ardhjen e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe tha: "Populli i Iranit ka krijuar befasi të mëdha dhe në 38 vite më parë e ka çuar në fitore një revolucion të madh pa ndihmën e asnjë vendi dhe fuqie tjetër të botës, por vetëm duke u mbështetur në kulturën, fenë dhe idealet e larta të tij. Një prej rezultateve të rëndësishme të Revolucionit Islamik është forcimi i dinjitetit të popullit të Iranit. Sovraniteti kombëtar, qeverisja e vendit mbi baza të demokracisë dhe duke u bazuar në kutitë e votave, janë rezultate të tjera të rëndësishme të këtij revolucioni",- shtoi ndër të tjera z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.

Tags