Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit sot në Teheran
Mars 05, 2017 07:29 Europe/Tirane
Ilham Aliev, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, sot do të arrijë për një vizitë në Teheran.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se vizita e Ilham Aliev, presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, në Teheran është vizita e tretë e tij në tre vitet e fundit në Iran. Nënshkrimi i mbi 120 dokumenteve të rëndësishme për bashkëpunim gjatë takimeve mes funksionarëve të të dy vendeve gjatë viteve të kaluar, tregon vendosmërinë serioze të Teheranit dhe Bakus për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.