Kryetari i parlamentit evropian solidarizohet me popullin iranian
(last modified Wed, 07 Jun 2017 12:56:38 GMT )
Qershor 07, 2017 14:56 Europe/Tirane
  • Kryetari i parlamentit evropian solidarizohet me popullin iranian

Kryetari i parlamentit evropian pas sulmeve terroriste që ndodhën në Teheran, ka komunikuar me kryetarin e parlamentit të RII dhe ka shprehur solidaritet me popullin iranian.

Antonio Taxhani, kryetar i parlamentit evropian në faqen e tij në tuiter ka shkruar, se në kontakt me Ministrinë e jashtme të Iranit do të shqyrtohen aktet terroriste në Teheran. Po ashtu grupi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Teheran dhe kanë shprehur solidarizim me popullin iranian. Grupi i socialistëve dhe demokratëve ka shkruar në  tuiter se terrorizmi është një kërcënim global dhe nuk njeh kufij, prandaj autorët dhe sponsorët e këtyre veprave duhet të sillen para drejtësisë. Terroristë të armatosur sot në mëngjes kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit duke martirizuar dhe plagosur disa persona.

 

Tags