Ankaraja dënon sulmet terroriste në Iran
(last modified Wed, 07 Jun 2017 12:57:17 GMT )
Qershor 07, 2017 14:57 Europe/Tirane
  • Ankaraja dënon sulmet terroriste në Iran

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi sulmet e sotme terroriste në Iran.

Sic njofton agjencia e lajmeve IRNA, Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një deklaratë ku dënon ashpër sulmet terroriste të kryera sot në Teheran dhe shpreh solidaritetin me qeverinë dhe popullin Iranian. Në këtë deklaratë thuhet se Turqia dënon aktet terroriste të kryera sot ndaj Parlamentit të Iranit dhe mauzoleut të Imam Khomeinit dhe është e vendosur të bashkëpunojë me Iranin në luftën kundër terrorizmit. Të paktën 12 shtetas iranianë u martirizuan dhe 42 u plagosën në sulmet e sotme terroriste, autorësinë e të cilëve e mori grupi terrorist ISIS.

 

Tags