Zyrtarët rusë: Irani t’i përgjigjet sulmeve terroriste
(last modified Wed, 07 Jun 2017 13:19:21 GMT )
Qershor 07, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • Zyrtarët rusë: Irani t’i përgjigjet sulmeve terroriste

Kreu i komisionit për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë i Këshillit të Federatës (dhoma e lartë e parlamentit) Ruse, ka thënë: Irani do t’i japë përgjigje të fuqishme sulmeve terroriste të ditës së mërkurë në Teheran.

Frans Klinshevic, kreu i komisionit për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë i Këshillit të Federatës Ruse, ka thënë se ISIS me sulmet e tij terroriste ndaj parlamentit dhe tempullit të shenjtë të Imam Khomeinit, u përpoq të fyejë vlerta më sublime të popullit iranian. Edhe Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, reagoi ndaj sulmeve terroriste në Teheran dhe dënoi ashpër këto veprime. Lavrov theksoi: "Sulmet terroriste në Iran, përgjegjësinë për të cilat ka marrë grupi terrorist ISIS, tregojnë se terroristët nuk ndalen". Ndërkohë, zëdhënësi i Vladimir Putin, presidentit të Iranit, gjithashtu, dënoi sulmet terroriste në Teheran dhe theksoi: "Këto veprime na kujtojnë nevojën për unitet kundër terrorizmit, edhe unitetin dhe aleancën me vendet myslimane. Moska dënon ashpër sulmet terroriste në Teheran dhe thekson nevojën për koordinimin e veprimeve në luftën kundër terrorizmit,"- theksoi ndër të tjera Dimitri Peskov.

 

Tags