Garda Revolucionare: Do të hakmerremi ndaj sulmeve terroriste
(last modified Wed, 07 Jun 2017 18:12:07 GMT )
Qershor 07, 2017 20:12 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Do të hakmerremi ndaj sulmeve terroriste

Garda e Revolucionit Islamik deklaroi se ata që kanë ndihmuar dhe mbështetur grupin terrorist ISIS janë bashkëpunëtorë në sulmet terroriste të kryera sot në kryeqytetin iranian.

Në një deklaratë të së mërkurës, Garda Revolucionare e Iranit dënoi sulmet terroriste të kryera sot në Teheran dhe fajësoi sponsorët e grupit terrorist takfirist ISIS për këto sulme. Garda revolucionare tha se fakti që sulmet terroriste u kryen nga ISIS vetëm disa ditë pas takimit të Presidentit të SHBA Donald Trump me "sundimtarët e një regjimi reaksionar rajonal", i cili ka mbështetur terroristët takfiristë, tregon se "ata kanë dorë në sulmet barbare të kryera sot në Teheran ". Garda e Revolucionit Islamik deklaroi se do të hakmerret për derdhjen e gjakut të njerëzve të pafajshëm në sulmet terroriste dhe u zotua për të mbrojtur fuqimisht sigurinë kombëtare të Iranit. Ndërkohë, zv/komandanti i Gardës Revolucionare gjeneral brigade Husein Selami, u zotua se Garda e Revolucionit do të hakmerret për sulmet. "Ne do të mbetemi të palëkundur në luftën kundër terroristëve dhe me siguri do të hakmerremi kundër terroristëve, bashkëpunëtorëve të tyre dhe mbështetësve të tyre për gjakun e dëshmorëve të dy sulmeve të sotme terroriste", tha gjeneral brigade Husein Selami.

 

Tags