Presidentët e Kazakistanit dhe Turkmenistanit i dërgojnë mesazhe ngushëllimi presidentit iranian
(last modified Fri, 09 Jun 2017 06:34:20 GMT )
Qershor 09, 2017 08:34 Europe/Tirane
  • Presidentët e Kazakistanit dhe Turkmenistanit i dërgojnë mesazhe ngushëllimi presidentit iranian

Presidentët e Kazakistanit, Kirkizistanit dhe Turkmenistanit kanë dërguar mesazhe të ndara për homologun e tyre iranian ku kanë shprehur ngushëllime për viktimat e sulmeve terroriste të së mërkurës në Teheran dhe kanë dënuar këto sulme.

Në këto mesazhe, presidentët dhe qeveritë e Kazakistanit, Kirkizistanit dhe Turkmenistanit kanë dënuar veprimet terroriste të ditës së mërkurë në godinën e Parlamentit Islamik në Teheran dhe në Mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe i kanë shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit iranian për viktimat e këtyre sulmeve.  Qeveritë e këtyre vendeve në mesazhet e tyre, gjithashtu, kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të marrë masa më serioze për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin në çdo rajon të botës. Vlen të theksohet se të mërkurën më 7 qershor 2017, në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit, u kryen sulme terroriste, por në fund përfunduan me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe me vrasjen e terroristëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 17 qytetarë iranianë dhe u plagosen 46 të tjerë.

Tags