Ministri iranian i mbrojtjes: Amerika nuk respekton asnjë parim human
Ministri iranian i mbrojtjes me rastin e përvjetorit të sulmit të anijes amerikane ndaj avionit civil iranian tha se me këtë veprim çnjerëzor Amerika tregoi se nuk respekton asnjë parim human dhe njerëzor.
Më 3 korrik të vitit 1988, avioni i transportit civil iranian u godit nga një raketë e anijes USS Carl Vinson në Gjirin Persik duke marrë jetën e 290 udhëtarëve të këtij avioni. Gjeneral Husein Dehkan, ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit i pranishëm në konventën për ndalimin e përhapjes së armëve kimike tha se armiqtë e Iranit nuk zbatojnë asnjë protokoll juridik dhe ndërkombëtar dhe në 8 vite të luftës së imponuar Irani është goditur 583 herë me armë kimike. Irani është viktimë e sulmeve kimike dhe e terrorizmit tha ministri Dehkan i cili shpresoi se bota do të ketë vullnet serioz në shkatërrimin e këtyre armëve. sa i përket krizës në seri ministri iranian i mbrojtjes tha se qeveria e ligjshme e Sirisë ka shkatërruar armët e saj kimike mirëpo vendet e tjera duke pretenduar për gjoja sulmet kimike nga ana e Damaskut, kanë ndërmarrë sulme të gjera ndaj Sirisë. Vendet e fuqishme vetëm sa pretendojnë se luftojnë terrorizmin sepse terroristët shumë lehtë mbështeten financiarisht dhe me mjete logjistike.