Velajati: Muslimanët luajnë një rol të rëndësishëm në qytetërimin njerëzor
(last modified Wed, 23 Aug 2017 16:56:49 GMT )
Gusht 23, 2017 18:56 Europe/Tirane
  • Velajati: Muslimanët luajnë një rol të rëndësishëm në qytetërimin njerëzor

Drejtori i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për mbrojtjen e interesave të sistemit të RII dhe Sekretar i përgjithshëm i Forumit Botëror të Zgjimit Islam, Ali Akbar Velajati, ka thënë se myslimanët luajnë një rol të rëndësishëm në qytetërimin njerëzor.

Velajati të mërkurën në sesionin përfundimtar të takimit të grupeve të ekspertëve të Asamblesë botërore të profesorëve të universiteteve islame në Mashhad (verilindje të Iranit), ka thënë: Veprimet e myslimanëve kanë ndikuar në shumë ide të perëndimorëve dhe në kundërshtim me disa lindorë dhe perëndimore të cilët mohojnë qytetërimin islamik, çdo përkufizim i qytetërimit e ka flamurin e Islamit. Velajati shtoi: "Baza e Islamit bazohet në shkencë dhe arsye, dhe kështu besimi në Islam është një nga faktorët e rëndësishëm të qytetërimit islam”. Z. Velajati duke thënë se Islami ka ndikuar në përparimin e kulturës dhe qytetërimit në botë, ka thënë se RII dhe populli iranian kanë arritur të avancojnë në aspektin shkencor, pavarësisht ndikimit të të huajve. Ai ka shtuar se ky veprim i RII dhe popullit iranian duhet të shërbejë si model për vendet e tjera islame.

 

Tags